Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shpërthim në Elbasan, vendoset lëndë plasëse në një pallat gjatë natës
👁12720
Një shpërthim me lëndë plasëse u dëgjua gjatë natës në një lagje periferike të Elbasanit. Burime jo zyrtare bënë me dije se shpërthimi u dëgjua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së mërkurë në afërsi të një blloku banimi përgjatë rrjedhës së përroit të Zaranikës në lagjen “Partizani”. Nga shpërthimi, ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve. Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti. Po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe po hetohet nga policia dhe prokuroria, e cila ka mbledhur prova të shumta për identifikimin e organizatorit të ngjarjes....