Shpërthim me tritol në një lokal në Lagunën e Patokut

Shpërthim me tritol në një lokal në Lagunën e Patokut

Foto Ilustruese KURBIN- Një shpërthim me lëndë plasëse ka nddhur në ambientet e një biznesi në Patok. Policia është njoftuar nga një person me inicialet Z.T., i cili është edhe administrator i biznesit në fjalë. Siç raportohet, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27 mars 2025, në Lagunën e Patokut. Lënda plasëse ishte vendosur në tualetin e jashtëm të lokalit në fjalë dhe ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale. Nuk dihet ende se përse autoritetet janë njoftuar me kaq vonesë. Nga ana tjetër hetimet vijojnë për të përcaktuar autorët dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Abonohu per 1 Vit Abonohu tani per te pasur akses te plot ne leximin e lajmeve. ABONOHU
Burimi: zeri.ai