Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Riadit / Disa të plagosur, anulohen fluturimet!

Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Riadit / Disa të plagosur, anulohen fluturimet!

Disa persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, në Arabinë Saudite, këtë të shtunë. Sipas dy dëshmitarëve okularë të cituar nga Reuters dhe dy personave të informuar për ngjarjen, udhëtarët janë evakuuar nga disa zona të aeroportit. Një dëshmitar raportoi se pa shpërthimin dhe më pas disa persona të plagosur të shtrirë në tokë brenda aeroportit. Më shumë se dhjetë autoambulanca u panë duke mbërritur në vendngjarje. Autoritetet saudite nuk kanë reaguar menjëherë ndaj kërkesave për koment. Ndërkohë, të gjitha fluturimet drejt Riadit janë devijuar ose anuluar, sipas të dhënave të platformës së gjurmimit të fluturimeve Flightradar24. Kompania Kuëait Airëays njoftoi anulimin e fluturimeve drejt dhe nga kryeqyteti saudit, duke përmendur mbylljen e aeroportit për shkak të situatës së...