Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shpërthim brenda perimetrit të sigurisë së burgut të Fushë-Krujës, Drejtoria e Burgjeve: U konstatua një gropë në tokë, kamerat e sigurisë…
👁8276
Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas shpërthimit brenda perimetrit të sigurisë së burgut të Fushë-Krujës. Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e IEVP Fushë-Krujë është dëgjuar një shpërthim brenda rrethimit. Menjëherë pas ngjarjes, janë njoftuar strukturat përkatëse: Policinë e Shtetit, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Prokurorinë. Nga verifikimet paraprake në vendin e ngjarjes, është konstatuar një gropë në tokë pranë zonës ku ndodhet gjeneratori, duke ngritur dyshime se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një sasi e dyshuar lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar dhe nuk ka dëme materiale. Grupet...