Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shpërtheu murin e Ambasadës italiane, ndërron jetë Fatos Kaceli
Fatos Kaceli, një ndër djemtë e rinj të Tiranës që shpërthyen muret e ambasadave të huaja në Tiranën e 1990, ka ndërruar jetë. Mesazhet e ngushëllimit nga miqtë dhe shokët e tij në rrjetet sociale janë të shumta. “Qofsh i xhehnetit HEROI I AMBASADAVE, çuni trim i Tirones, Fatos Kaceli! Ngushellime familjes dhe shoqerise. Lamtumire Tos kingu”, shkruan miku i tij Adriano Tufina. Hyrja nëpër ambasada kishte filluar më datë 20 qershor, kur autobusi fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga shoferi Bujar Alikaj, ndaloi rastësisht pranë mureve të Ambasadës greke dhe qytetarët u hodhën nga muret. Më 23 qershor, Skoda Liaz e drejtuar nga Fatos Kaceli shpërtheu portën e Ambasadës italiane, ndërsa të nesërmen, rreth orës 18:00, Skoda e drejtuar nga Kastriot Mano çau...