Shpërthen spiunazhi me “Pegasus” në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita! Zbulohen detaje se si funksionon rrjeti
Të paktën 14 persona në Serbi janë vënë në shënjestër të programeve të avancuara të spiunazhit, në periudhën para zgjedhjeve lokale të marsit. Lajmi është bërë publik dje, 02 shtator, nga organizata për të drejtat digjitale SHARE Foundation. Sipas organizatës, bëhet fjalë për valën më të madhe të dokumentuar deri tani të sulmeve me programe spiunazhi në Serbi. Rastet u zbuluan në gusht, pasi Apple njoftoi përdorues në 110 vende se mund të ishin prekur nga programe të tilla. Në mesin e personave të prekur janë anëtarë të lëvizjes studentore, aktivistë, deputetë të opozitës dhe një këshilltar lokal. Të paktën një telefon është sulmuar me Pegasus, program i zhvilluar nga kompania izraelite NSO Group. Dy pajisje të tjera janë infektuar me një program të ngjashëm...
Burimi:
javanews.al