Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh
Një vullkan në lindje të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë pas gati 500 vjetësh. Ekspertët besojnë se shpërthimi mund të jetë i lidhur me tërmetin masiv të disa ditëve më parë. Vullkani Krasheninikov në Kamçatka ka nxjerrë hi në distancë prej gjashtë kilometrash gjatë natës. Ministria ruse për Emergjenca ka thënë se nuk ekziston rrezik te zonat e banueshme. Disa orë më vonë, një tjetër tërmet e ka shkundur Rusinë, duke nxitur paralajmërime për cunami. Të dyja zhvillimet mund të jenë të lidhura me tërmetin 8.8 shkallësh të Rihterit që e ka goditur atë zonë ditë më parë....