Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet
Zyrtarët po hetojnë një shpërthim të një rezervuari në Toledo të Ohajos, i cili lëshoi një substancë kimike në ajër, duke shkaktuar një evakuim masiv në zonë. Një person u plagos dhe u dërgua në spital, por zyrtarët besojnë se lëndimet nuk janë kërcënuese për jetën. Ata gjithashtu nuk janë të sigurt për shkakun e shpërthimit. Një punonjës në kompaninë MC Tank Terminal -e cila specializohet në transportimin e kimikateve të lëngshme me shumicë dhe ofron transport, magazinim dhe mirëmbajtje të kontejnerëve me cisterna – u bëri thirrje ekipeve të ndihmës së shpejtë të martën vonë në mbrëmje për të adresuar shpërthimin. Kimikati i lëshuar ishte glicidil metakrilat, një produkt veshjeje industriale që përdoret në plastikë, goma dhe rrëshira. Zyrtarët vendorë thonë se ky kimikat...
Burimi:
javanews.al