Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në brendësi të zonës së Çoles, pjesë e lagjes “24 Maji” në Vlorë. Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë, në një prej pallateve katërkatëshe të zonës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Shpërthimi ka shkrumbuar totalisht banesën, duke lënë pas vetëm shkatërrim të plotë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar. Personat që ndodheshin në banesë kanë mundur të dalin menjëherë dhe të largohen nga godina, pa pësuar ndonjë dëmtim. Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë zjarrfikësja e Vlorës, e cila ka bërë të mundur shuarjen...