Shpërthen bombola në Leskovik, 67-vjeçari përfundon në spital

Shpërthen bombola në Leskovik, 67-vjeçari përfundon në spital

 Një bombol gazi ka shpërthyer në Leskovik. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari që ndodhej në banesë. “Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë. Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Top Channel