Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, nuk ka të lënduar
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “ 1 Maji” në Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar ndërkohë qe policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve. Ngjarja ka alarmuar edhe komshinjtë të cilët i kane ardhur në ndihme situatës me mjete rrethanore. Top Channel