Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “ 1 Maji”  në Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar, ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Ngjarja ka alarmuar edhe komshinjtë të cilët i kane ardhur në ndihme situatës me mjete rrethanore.
Burimi: Opinion.al