Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua
Një shpërthim nga një bombol gazi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Ishull Shëngjin. Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur e plagosur një 64 vjeçe, e cila ka pësuar djegie. E lënduara është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën të specializuar mjekësore. ‘Në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë u regjistrua një shpërthim zjarri nga një bombol gazi, ku ngeli e plagosur dhe me djegie nga shpërthimi i bombulës së gazit Mara Biba, vjeç- 64. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore’, njoftoi policia.