Shpërthen bombola e gazit në Fier. Gruaja pëson djegie në fytyrë

Shpërthen bombola e gazit në Fier. Gruaja pëson djegie në fytyrë

Një bombul gazi ka marrë flakë këtë mëngjes në një banesë në lagjen Kastriot, Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në katin e tretë të një pallati. E zonja e shtëpisë arriti të shuante flakët, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombulën. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u shmang një shpërthim i mundshëm. Banorët u evakuuan dhe zona u izolua për shkak të erës së gazit. Gruaja e lënduar u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burimi: Kohajone.com