Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shpërthen bombola e gazit, dy të lënduar
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “1 Maji” në Fier. Burimet bëjnë me dije se ndërtesa ku shpërtheu bombola shërbente si pikë e vogël tregtimi gazi, ndërsa pronari i saj dhe një person tjetër kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt spitalit të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ngjarja ka alarmuar edhe fqinjët, të cilët i kanë ardhur në ndihmë situatës me mjete rrethanore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. “Rreth orës 18:30, në lagjen “1 Maji”, Fier, në një banesë, dyshohet se...