Shpërthejnë protestat masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve
Me mijëra vetë janë mbledhur në Paris e qytete të tjera të vendit në mesin e një greve mbarëkombëtare të mësuesve dhe zjarrfikësve, teksa në rrugë kanë dalë edhe gjimnazistë që kërkojnë kushte më të mira në shkolla. Grupe adoleshentësh i vunë flakën koshave të mbeturinave, mes ankesave që lidhen me oraret mësimore, numrin e nxënësve në klasa dhe mungesën e mësuesve, si edhe me klasat e mbinxehura pas temperaturave të larta të kësaj vere përvëluese. Lëvizja në shkollat e mesme franceze, të njohura si lycées, të cilat mbulojnë vitet e fundit të arsimit parauniversitar nisi në rajonin e Île-de France. Sipas autoriteteve arsimore, gjatë ditës së sotme u raportuan bllokime në rreth 10 shkolla. Tashmë protesta është përhapur edhe në qytete të tjera në...
Burimi:
javanews.al