Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shpërndante drogë në Durrës, arrestohet 18-vjeçari
Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër shpërndarjes së drogës në zonat turistike, duke vënë në pranga një 18-vjeçar që vepronte në lagjen nr. 13, në Plazhin e Durrësit. Operacioni i koduar “Zona”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Durrësit, pas informacioneve operative për një të ri që shpërndante lëndë narkotike në zonën e plazhit, shkruan A2 CNN. I arrestuari është: K. K., 18 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës. Ai u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit,...