Shpërdoroi detyrën, pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së

Shpërdoroi detyrën, pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është pezulluar nga posti me kërkesë të Prokurorisë së Beratit. Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sipas organit të akuzës, drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani, ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me ligjin. “Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe...
Burimi: Javanews.al