Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren e Sarandës
Disa herë emisioni “Stop” në Tv Klan ka transmetuar denoncime, që kanë në qendër prokuroren e Sarandës Esmeralda Basho. Përfaqësuesja e akuzës për një rast të një konflikti mes disa adoleshentëve, nuk ka marrë pamjet filmike dhe ka kërkuar zbutjen e masës për autorin. Në një tjetër rast, të një incidenti në një lokal, janë zhdukur videot dhe një telefon. Ngjarja, që trajtohet sot ka ndodhur në qershor të vitit 2022, ku në banesën e ndërtuesit Lefter Lefteri, është vendosur tritol. Për hetimin e kësaj çështjeje, është caktuar prokurorja Esmeralda Basho. Agjenti Mariglen Basho ka pasur për detyrë këqyrjen e...