Shpejtësi 3-fish mbi normën, Policia Rrugore apel shoferëve: Për monopatinat marrin masa të posaçme

Shpejtësi 3-fish mbi normën, Policia Rrugore apel shoferëve: Për monopatinat marrin masa të posaçme

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 qarqe të vendit, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, radarët automatikë, dronët, alkooltestuesit, kamerat dhe çdo pajisje tjetër që kanë në dispozicion. Si rezultat i monitorimit intensiv, përgjatë fundjavës, nëpërmjet radarëve janë evidentuar shpejtësi nga dy deri në trefish më shumë se norma e lejuar, parakalime të gabuara me rrezik përfshirjen në ngjarje rrugore, përdorim i celularit dhe drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo në gjendje...
Burimi: Kohajone.com