Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shpallja e zgjedhjeve, BE nuk rrezikon të kërkojë “kokën” e Vuçiçit pa garanci, pse Brukseli po “flirton” me Beogradin
Marsela SHYTIA Nuk duhet pritur që përfaqësuesit e Bashkimit Evropian do t’u bëjnë thirrje autoriteteve në Serbi të kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Bashkëbiseduesit e “Danas” besojnë se BE-ja ende po balancon midis stabilitetit dhe parimeve, dhe për sa kohë që opozita mbetet e fragmentuar dhe pa një vizion të qartë evropian, është e vështirë të pritet që Brukseli të kërkojë hapur largimin e Vuçiçit dhe të bëjë thirrje për zgjedhje të reja. Ata vërejnë se BE-ja gjithmonë do të zgjedhë stabilitetin mbi kaosin e paparashikueshëm. Ata theksojnë gjithashtu se nuk mjafton të presin që BE-ja t’ia “mbyllë derën” regjimit,...