Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shpallet në kërkim piromani i plehrave në Këlcyrë
👁3197
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. S., 49 vjeç, banues në fshatin Podgoran, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, dhe për pasojë janë djegur disa mbetje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.