Shpallet në kërkim 40-vjeçari në Lushnjë! Hyri në banesën e një 35-vjeçareje dhe tentoi të kryejë marrëdhënie me të

Shpallet në kërkim 40-vjeçari në Lushnjë! Hyri në banesën e një 35-vjeçareje dhe tentoi të kryejë marrëdhënie me të

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lushnjës. Ai dyshohet se ka hyrë pa leje në banesën e një 35-vjeçareje dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e tij. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetasje 35 vjeçe, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Punohet për kapjen e 40-vjeçarit.
Burimi: Syri.net