Shpallet në kërkim 34- vjeçari nga Shkodra, grabiti një makinë me të cilën u përplas me një motor…

Shpallet në kërkim 34- vjeçari nga Shkodra, grabiti një makinë me të cilën u përplas me një motor…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 23.04.2025, në lagjen “Partizani”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit S. M. dhe pas disa minutash, duke e drejtuar atë, pa qenë i pajisur me leje drejtimi, ka përplasur një motomjet dhe është larguar. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit. Vijon puna për kapjen e shtetasit K. A. Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu...
Burimi: Shkodraweb.com