Zbulohet e vërteta që fshihet pas “largimit” të Arbanës nga Ferma VIP

Zbulohet e vërteta që fshihet pas “largimit” të Arbanës nga Ferma VIP

Mungesa e Arbana Osmanit në “Post Ferma VIP” dhe në festën e organizuar pas finales së madhe nxiti menjëherë aludime se moderatorja mund t’i kishte dhënë fund bashkëpunimit me formatin. Për disa ditë me radhë në rrjetet sociale dhe portalet online qarkulluan zëra se Arbana mund të mos ishte më pjesë e “Ferma VIP”, veçanërisht pas faktit se emisioni pas finales do drejtohet nga Florian Agalliu dhe jo nga vetë moderatorja e spektaklit. Megjithatë, së fundmi ka ardhur një version krejt tjetër i ngjarjeve. Gazetari Elton Tozaj ka bërë të ditur se, sipas burimeve të tij, Arbana Osmani ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me Vizion Plus për drejtimin e “Ferma VIP”, marrëveshje e cila është nënshkruar që përpara nisjes së këtij sezoni. Nëse ky informacion...