“Vëllai kishte 100% të drejtë”! Nuse në Gjakovë, Ola zbulon si e priti familja Adionin: Ai tha vi nesër dhe e zyrtarizojmë

“Vëllai kishte 100% të drejtë”! Nuse në Gjakovë, Ola zbulon si e priti familja Adionin: Ai tha vi nesër dhe e zyrtarizojmë

Historia e dashurisë mes Ola Zenelaj dhe Adionit, që në fillim u duk si një lidhje e vështirë për t’u pranuar nga familja, është kurorëzuar tashmë në një fejesë pas përfundimit të rrugëtimit në “Ferma VIP”. E ftuar në “Ferma Club”, Ola tregoi se gjithçka u zyrtarizua menjëherë pas daljes nga reality show. “Adin e kishin pranuar dhe familja ime kishte një simpati shumë të madhe për të, që as unë nuk e prisja. Folëm në telefon dhe menduam nëse do vazhdonte apo jo. Ai tha: ‘Nesër vijmë dhe e zyrtarizojmë’,” rrëfeu ajo. Ajo komentoi edhe hyrjen e vëllait të saj në fermë, duke mbrojtur veprimin e tij: “Vëllai im kishte të drejtë 100%. Ka bërë gjënë e duhur në atë moment.Unë nuk ja shpejgoja...