Vajzat e Miss Shqipëria nisin turin, destinacioni i parë Divjaka, aktiviteti përkon me çeljen e sezonit turistik
“Miss Shqipëria 2026” ka nisur zyrtarisht turin e saj tradicional në qytetet turistike të Shqipërisë, një traditë që prej 28 vitesh e ka kthyer këtë format në një nga promovuesit më të rëndësishëm të turizmit, historisë dhe vlerave shqiptare përmes bukurisë dhe kulturës. Destinacioni i parë i këtij edicioni ishte Divjaka, një nga vendet më të dashura për regjisorin dhe producentin Petri Bozo, i lidhur ngushtë edhe me rrënjët e prejardhjes së tij. Në bashkëpunim me Bashkinë e Divjakës, stafi i “Miss Shqipëria” organizoi edhe çeljen zyrtare të sezonit turistik në këtë zonë, e konsideruar ndër destinacionet më atraktive të vendit. Natyra, qetësia, pylli dhe deti, së bashku me faunën e jashtëzakonshme të shpendëve dhe simbolikën e pelikanit kaçurrel, tërheqin mijëra vizitorë gjatë gjithë vitit....
Burimi:
vizionplus.tv