Shakira shpallet e pafajshme nga Gjykata e Lartë, shteti spanjoll detyrohet t’i kthejë këngëtares 60 milionë euro

Shakira shpallet e pafajshme nga Gjykata e Lartë, shteti spanjoll detyrohet t’i kthejë këngëtares 60 milionë euro

Gjykata e Lartë e Spanjës ka shpallur të pafajshme këngëtaren kolumbiane Shakira ndaj akuzave për evazion fiskal dhe ka anuluar një gjobë prej 55 milionë eurosh të vendosur nga autoritetet spanjolle në vitin 2021. Sipas vendimit të gjykatës, autoritetet tatimore nuk arritën të provonin se artistja kishte qëndruar në Spanjë për më shumë se 183 ditë gjatë vitit 2011, kufiri minimal që kërkohet për ta konsideruar një person rezident fiskal në vend. Gjykata urdhëroi gjithashtu shtetin spanjoll t’i kthejë këngëtares më shumë se 60 milionë euro, së bashku me interesat përkatëse. Autoritetet fiskale kishin argumentuar se Shakira kishte lidhje të forta me Spanjën për shkak të marrëdhënies së saj me ish-futbollistin Gerard Piqué dhe se qendra e aktiviteteve të saj ndodhej në këtë vend. Megjithatë,...