Rita Ora: Jam krenare që jam emigrante, historia e familjes sime më ka bërë më të fortë

Rita Ora: Jam krenare që jam emigrante, historia e familjes sime më ka bërë më të fortë

Rita Ora ka folur hapur për rrënjët e saj dhe rrugëtimin drejt suksesit, duke u shprehur se ndihet krenare për faktin që është emigrante dhe se historia e familjes së saj ka ndikuar në formimin e saj si artiste dhe si njeri. Këngëtarja shqiptaro-britanike, e cila aktualisht është duke punuar në albumin e saj të katërt dhe së fundmi është rikthyer në rolin e Mbretëreshës së Zemrave në filmin “Descendants”, rrëfeu se fëmijëria e saj ka qenë shumë ndryshe nga jeta që bën sot si një prej yjeve më të njohura të muzikës pop. Rita ka lindur në Prishtinë, ndërsa familja e saj u detyrua të largohej nga Kosova në fillim të viteve ’90, gjatë përndjekjes së shqiptarëve etnikë, shkruan DailyMail. Në atë kohë, nëna e...