Princ Leka bëhet sërish baba, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre
Showbiz E Premte, 10 Korrik 2026 13:40 Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë bërë prindër të një djali këtë të premte, 10.07.2026. Gjithashtu është zbuluar edhe emri i vogëlushit, teksa çifti ka vendosur ta quajë Aleksandër. Sipas informacioneve, vogëlushi lindi rreth orës 05:30. Mësohet se si nëna ashtu edhe foshnja raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore. Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa në mars të këtij viti kurorëzuan martesën në një ceremoni private. Për Princ Lekën, Aleksandri është fëmija i dytë. Ai është gjithashtu babai i Geraldinës, vajzës nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Elia Zaharia.
Burimi:
kohajone.com