Përdori këngën e saj në video lufte, Katy Perry “shpërthen” ndaj Trump: Muzika ime nuk feston dhunën

Përdori këngën e saj në video lufte, Katy Perry “shpërthen” ndaj Trump: Muzika ime nuk feston dhunën

Këngëtarja amerikane Katy Perry ka reaguar ashpër pasi Shtëpia e Bardhë përdori hitin e saj të vitit 2010, “Firework”, si kolonë zanore të një videoje në TikTok që shfaqte pamje të sulmeve ushtarake ndaj objektivave armike. Në video, e publikuar me mbishkrimin “Irani është paralajmëruar”, shpërthimet përputheshin me vargjet e njohura të këngës, përfshirë pjesën “boom, boom, boom”. Perry deklaroi se nuk ishte informuar dhe nuk kishte dhënë miratimin për përdorimin e këngës së saj. Në një reagim në rrjetin social X, ajo shkroi: “Jam thellësisht e tronditur dhe e zemëruar që ‘Firework’ është përdorur në llogarinë TikTok të Shtëpisë së Bardhë si muzikë shoqëruese për pamjet e sulmeve ushtarake. Nuk e kam miratuar këtë, nuk jam pyetur dhe absolutisht nuk e mbështes.” Artistja theksoi...