Pas zërave për ndarje nga Brikena, reagon për herë të parë Mateo
Zërat për një krizë mes Mateos dhe Brikenës, ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, po shtohen dita-ditës në rrjetet sociale. Veprimet e fundit të dyshes kanë ndezur aludime për një ftohje të marrëdhënies së tyre. Fillimisht, fansat vunë re se Mateo dhe Brikena nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, ndërsa nga profilet e tyre janë zhdukur postimet e përbashkëta që dikur tërhiqnin shumë reagime. Një tjetër detaj që u komentua gjerësisht ishte ndryshimi i fotos së profilit nga Brikena, e cila hoqi imazhin ku shfaqej pranë Mateos. Ndërkohë, Mateo ende e mban fotografinë e tyre të përbashkët. Reagimi i vetëm i Mateos ka qenë indirekt, përmes një Instastory ku ai shfaqet në Elbasan, i rrethuar nga fëmijë, duke bërë shenjën e paqes me...
Burimi:
ntv.al