Ola i shërben kafe “vjehrrës”, Adioni luan me kunatin/ Çifti hedhin hapin e madh

Ola i shërben kafe “vjehrrës”, Adioni luan me kunatin/ Çifti hedhin hapin e madh

Pas daljes nga “Ferma VIP”, çifti Adion dhe Ola janë të pandarë, duke u shfaqur kudo bashkë dhe duke ndarë momente të ndryshme të përditshmërisë së tyre. Së fundmi, ata kanë publikuar edhe video në shoqërinë e familjarëve, duke treguar afrimitet mes dy familjeve. Takimi i fundit mes tyre është zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe familjare, ku nuk kanë munguar momentet e bashkëbisedimit dhe ndërveprimit mes të pranishmëve. Ola është parë duke i shërbyer kafe vjehrrës, ndërsa Adioni ka kaluar kohë me vëllanë e saj duke luajtur PlayStation. Gjatë qëndrimit të tyre në “Ferma VIP”, në një nga hyrjet brenda formatit, vëllai i Olës është shfaqur me një qëndrim kritik ndaj lidhjes, duke i kërkuar motrës së tij të reflektonte për marrëdhënien me...