“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi reagon pas ofendimit të Olës për Arbana Osmanin
Spektakli i mbrëmjes së djeshme në “Ferma VIP” u karakterizua nga dinamika të forta dhe tension i lartë mes konkurrentëve. Pas televotimit kokë më kokë, ku Adi u eliminua ndërsa Mimoza vazhdoi garën, situata në studio u përshkallëzua. Në një moment të tensionuar, Ola përdori një gjuhë të papranueshme ndaj moderatores Arbana Osmani, duke shkaktuar reagime të menjëhershme. Opinionisti Ermal Mamaqi ishte ndër të parët që reagoi LIVE për këtë incident dhe më pas ka shprehur zhgënjimin e tij në rrjetet sociale. Ai shkroi: “Kam 25 vjet në televizion, hera e parë që ndodh kjo.Jam ndjerë shumë keq në këtë moment.Bravo Arbanës për mënyrën si e menaxhoi. Nuk di a e meriton të rrijë më aty brënda ajo vajzë…Turp i madh… e pajustifikueshme.”, shkruan Ermali....
Burimi:
vizionplus.tv