Nesër koncerti i Kanye West, ja rrugët që do të bllokohen, linjë e dedikuar transporti

Nesër koncerti i Kanye West, ja rrugët që do të bllokohen, linjë e dedikuar transporti

Tirana do të presë nesër koncertin e reperit amerikan Kanye West, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të dekadës. Përgatitjet për stadiumin e ndërtuar apostafat për këtë event, me kapacitet 60 mijë spektatorë, janë drejt fundit. Në qendër të “Eagle Stadium” është ngritur skena me një glob gjigant, element që lidhet drejtpërdrejt me simbolikën që Kanye West ka përdorur në turet e tij më të famshme në botë. Stadiumi është ndërtuar në aksin Tiranë-Durrës dhe për të gjithë qytetarët që do të ndjekin koncertin është vendosur një linjë e dedikuar transporti. Spektatorëve u këshillohet që të mos lëvizin me makina, por të përdorin këtë linjë transporti të dedikuar, ose transportin publik urban. Ndërkohë, nga ora 07:00 mëngjesin e të shtunës deri në mesnatë nis...