Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza ka arritur të fitojë zemrat e shqiptarëve, duke dalë më e votuara. Në podin final, Moza ishte bashkë me Ilirin, ku me shumicë votash ajo ka marrë çmimin e madh prej 129 mijë euro. “Falenderoj produksionin, por pa publikun nuk do isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithësecilëve nuk do kisha bërë ato zbulime që bëra”, tha Moza. Në vend të tretë u rendit Visi, në vend të katërt Soni dhe në vend të pestë Bujaka.