“Më tha do të të zhduk, unë po largohem nga Tirana”/ Ilir Vrenozi tregon përplasjen me Mirin: Ndërhynë edhe badiguardët

“Më tha do të të zhduk, unë po largohem nga Tirana”/ Ilir Vrenozi tregon përplasjen me Mirin: Ndërhynë edhe badiguardët

Polemikat pas fundit të “Big Brother” vazhdojnë dhe së fundmi ai që ka shpërthyer është Ilir Vrenozi. Ish-banori i formatit më të ndjekur për “Top News” ka zbuluar një prapaskenë me një nga finalistët, Mirin. Sipas tij, ata kanë pasur një debat të fortë me njëri-tjetrin, që është mbyllur me ofendime dhe kërcënime. “Unë po largohem nga Tirana, se kam frikë mos më zhduk Miri. Unë kam muaj te Topi dhe nuk më është dëgjuar zëri asnjëherë. Miri pas finales ma bëri me gisht dhe më tundi dorën. Unë aq u bëra me nerva, sa isha gati t’i kafshkoja gishtin. Gjithsesi, thashë ta lë se është i nxehtë. Më tha se do flasim, dhe i thashë eja flasim tani. Seç më tha nuk e mora...