“Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP
Këngëtarja Soni Malaj ka folur për herë të parë në Ferma VIP për lidhjen e saj të dikurshme me këngëtarin e njohur Flori Mumajesin, duke zbuluar se kanë qenë bashkë për dy vite e gjysmë. Fermerja tregoi se marrëdhënia mes tyre ka qenë zyrtare, pra të fejuar. Biseda nisi te një nga këngët e Florit që po dëgjohej në fermë, ndërsa Moza e pyeti Sonin nëse kishte ndonjë afeksion të veçantë për artistin. “Mos ma shaj Florin”, iu përgjigj ajo me humor. “Është ishi im. Dy vite e gjysmë bashkë”, vijoi më tej. Pjesë nga biseda: Moza Ahmeti: Po kjo kënga e kujt është? Soni Malaj: E Florit. Moza Ahmeti: Ah ndaj është si anemike. Soni Malaj: Mos ma shaj Florin! Moza Ahmeti: Jo jo,...
Burimi:
vizionplus.tv