Henri largohet nga Ferma Vip, publiku vendosi të mbajë në garë Blerinën

Henri largohet nga Ferma Vip, publiku vendosi të mbajë në garë Blerinën

Nata e shtatëmbëdhjetë e spektaklit më të ndjekur, “Ferma VIP 3”, solli një tjetër mbrëmje të mbushur me emocione të forta, tensione, surpriza dhe zhvillime që pritet të ndikojnë ndjeshëm në rrjedhën e lojës drejt finales së madhe. Prime nisi në një energji pozitive, ku fermerët finalizuan sfidën e imitimeve, një provë që solli të qeshura pafund si në fermë ashtu edhe në studio. Mes performancave dhe batutave, ishte Visi ai që arriti të fitojë sfidën, duke rrëmbyer vlerësimin maksimal. Por atmosfera festive nuk zgjati shumë, pasi fokusi i mbrëmjes kaloi menjëherë tek televotimi kokë më kokë mes Henrit dhe Blerinës. Pas ditësh të mbushura me strategji, debate dhe tensione të forta në fermë, rezultati i televotimit vulosi fatin e Henrit. Me shumicën e votave...