“Gjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin, do kontaktoj ish-in”, Vanesa zbulon 3 fermerët e preferuar: Sara mike e çmuar

“Gjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin, do kontaktoj ish-in”, Vanesa zbulon 3 fermerët e preferuar: Sara mike e çmuar

Pas largimit përfundimtar nga “Ferma VIP”, Vanesa Sono ka folur hapur në “Ferma Club” për situatën e saj personale dhe marrëdhënien e komentuar me Indrin brenda fermës. Këngëtarja pranoi se hyrja në reality show erdhi në një moment të vështirë të jetës së saj, ndërsa tregoi se lidhja që kishte jashtë ishte drejt fundit prej kohësh. “Ishte një marrëdhënie që në një moment do kishte marrë fund. Ishte më shumë inerci pse vazhdoi,” u shpreh ajo. Megjithatë, një nga deklaratat që mori më shumë vëmendje ishte ajo për ish-partnerin. Vanesa la të kuptohet se dëshiron të komunikojë me të sapo të rikthehet në jetën jashtë fermës. “Edhe nëse ai nuk ka shkruar, gjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin, do gjej një...