Ervini eliminohet nga Ferma VIP, publiku vendosi të mbajë në garë DJ Bujakën
Mbrëmja e dhjetë e spektaklit“Ferma VIP 3”, transmetuar në ekranin e Vizion Plus, solli një rrjedhë emocionesh të forta , vendime të papritura dhe surpriza të paparashikuara për publikun dhe fermerët. Një nga momentet më të rëndësishme të kësaj nate ishte eliminimi. Që prej të premtes, Ervini dhe Dj Bujaka ishin në nominim kokë më kokë, pas humbjes së sfidës përballë Mozës. Ishin votat e publikut ato që vendosën fatin e tyre, duke ndërprerë rrugëtimin e Ervinit në “Ferma VIP”. Largimi i tij erdhi pas një rrëfimi tepër prekës, që preku jo vetëm fermerët brenda shtëpisë, por edhe publikun. Nga ana tjetër, edhe Dj Bujaka përjetoi një moment shumë emocional, teksa u surprizua nga tre fëmijët e tij. Në rrëfimin e tij, ai i cilësoi...
Burimi:
vizionplus.tv