“Dua Lipa, a po më dëgjon?” – Shakira kërkon bashkëpunim me yllin shqiptar të muzikës
Ylli botëror i muzikës, Shakira, ka surprizuar fansat duke shprehur publikisht dëshirën për të bashkëpunuar me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Gjatë një interviste me Lele Pons, artistja kolumbiane u pyet për bashkëpunimet që do të dëshironte të realizonte në të ardhmen. Pa hezitim, ajo përmendi emrin e Duas, duke i dërguar edhe një mesazh të drejtpërdrejtë. “Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën. Dua Lipa, a po më dëgjon? A e dini që ajo flet spanjisht?”, tha Shakira me entuziazëm. Komenti i saj u prit me interes nga fansat, ndërsa Lele Pons e cilësoi Dua Lipën si “të mrekullueshme”. Shakira e mbështeti menjëherë këtë vlerësim, duke shtuar: “Ajo është e jashtëzakonshme”. Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për...
Burimi:
ntv.al