Dasma sekrete e Dua Lipës? Del data dhe vendi luksoz në Itali

Dasma sekrete e Dua Lipës? Del data dhe vendi luksoz në Itali

Dasma që po konsiderohet si një nga eventet më të mëdha të showbizit botëror duket se është shumë më pranë nga sa mendohej. Sipas raportimeve ekskluzive të medias prestigjioze italiane “La Repubblica”, ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, dhe partneri i saj, aktori britanik Callum Turner, pritet të martohen këtë fundjavë. Burimet bëjnë me dije se ceremonia do të zhvillohet mes datave 5 dhe 7 qershor, ndërsa çifti ka organizuar gjithçka në fshehtësi të plotë. Fillimisht përflitej për një datë tjetër, por duket se planet janë ndryshuar në momentet e fundit, duke e afruar ceremoninë shumë më shpejt. Për vendin e martesës është përzgjedhur Bagheria, një qytet historik pranë Palermos në Sicili, i njohur për atmosferën romantike dhe arkitekturën aristokratike. Ceremonia kryesore raportohet se...