Bebe Rexha publikon fotografi të rralla nga dasma shqiptare e prindërve të saj

Bebe Rexha publikon fotografi të rralla nga dasma shqiptare e prindërve të saj

Bebe Rexha ka emocionuar ndjekësit e saj duke ndarë disa fotografi të rralla nga arkivat familjare, të cilat i përkasin ditës së martesës së prindërve të saj, Flamur dhe Bukurije Rexha. Artistja shqiptaro-amerikane, e njohur për hitin “In The Name Of Love”, publikoi fotografitë në rrjetin social X (ish-Twitter), duke i shoqëruar me një mbishkrim të shkurtër. “Dasma e prindërve të mi shqiptarë”, shkroi ajo. Fotografitë ngjallën menjëherë interes të madh, duke mbledhur mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e artistes nga e gjithë bota. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e morën komentet e fansave ndërkombëtarë, të cilët u habitën nga shprehja serioze në fytyrën e nënës së këngëtares në ditën e martesës. “A ishte mamaja jote e lumtur që ndodhej aty?”, ishte një prej...