Bebe Rexha provokon me poza nga jahti: Prisja që një ‘daddy’ të më çonte në jaht…

Bebe Rexha provokon me poza nga jahti: Prisja që një ‘daddy’ të më çonte në jaht…

Bebe Rexha ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave me një publikim të ri në rrjetet sociale. Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në platformën X (ish-Twitter) një fotografi mjaft provokuese, të realizuar nga kuverta e një jahti luksoz, ku shfaqet duke vënë në pah linjat e saj të bujshme trupore. Megjithatë, përveç pamjes që nuk kaloi pa u komentuar nga fansat, ishte mbishkrimi i fotografisë ai që mori vëmendjen më të madhe. “Prisja që një ‘daddy’ të më çonte në një jaht, pastaj e kuptova… unë jam vetë ‘daddy’”, ka shkruar artistja, duke lënë të kuptohet me humor dhe vetëbesim se nuk ka nevojë të mbështetet te dikush tjetër për të shijuar luksin dhe suksesin që ka ndërtuar vetë....