Aktorja e famshme zbulon se ka patur probleme me shikimin për një dekadë: Isha gati verbër

Aktorja e famshme zbulon se ka patur probleme me shikimin për një dekadë: Isha gati verbër

Aktorja e njohur hollivudiane Anne Hathaway ka zbuluar një problem serioz shëndetësor me të cilin ka jetuar për rreth një dekadë, duke treguar se për vite me radhë kishte humbur pothuajse plotësisht shikimin në syrin e majtë. Gjatë një interviste në podcast-in “Popcast”, 43-vjeçarja rrëfeu se vuante nga katarakti i hershëm, gjendje që i kishte dëmtuar rëndë shikimin. “Kam qenë gjysmë e verbër për 10 vite”, u shpreh Hathaway, duke shtuar se problemi kishte ndikuar ndjeshëm në jetën e saj të përditshme dhe në gjendjen emocionale. Aktorja tregoi se për një kohë të gjatë nuk e kishte kuptuar sa serioze ishte gjendja e saj deri në momentin kur iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe rifitoi shikimin. “Nuk e kuptova sa shumë ishte përkeqësuar derisa munda të...