Aktori Ben Affleck fiton 1 milion dollarë në emisionin “Kush do të bëhet milioner”, paratë do t’i dhurojë për bamirësi
Aktori i njohur amerikan Ben Affleck fitoi çmimin maksimal prej 1 milion dollarësh në emisionin televiziv “Who Wants to Be a Millionaire”, ku mori pjesë së bashku me kampionin e “Jeopardy!”, Jamie Ding. Dyshja triumfoi pas një përgjigjeje të saktë në pyetjen finale, duke shpërthyer në festë sapo u konfirmua fitorja. Pyetja e fundit lidhej me gjelat e detit të falur nga presidentët e Shteteve të Bashkuara. Pas disa çastesh diskutimi, Affleck dhe Ding zgjodhën alternativën e duhur, duke siguruar çmimin prej 1 milion dollarësh. Në momentin e konfirmimit të përgjigjes, të dy u ngritën në këmbë dhe u përqafuan të emocionuar. Shuma e fituar nuk do të shkojë për aktorin, por do t’i dhurohet organizatës jofitimprurëse Eastern Congo Initiative, të cilën Affleck e bashkëthemeloi...
Burimi:
vizionplus.tv