Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Shote Galica (1895-1927) rast unik, monumental, shembulli i luftës dhe i martirizimit për liri kombëtare!
Shkruan: Feride Papleka Më 1962, për Shote Galicën u ngrit një lapidar në Fushë-Krujë, vepër e skulptorit, Kristaq Rama. Ajo underua edhe me titullin e lartë, “Heroinë e popullit”. Në ditët tona, Shotës luftëtare nuk i dihet as varri dhe as busti. A mos duhen kthyer eshtrat e Shotë Galicës në vendlindje që ajo të prehet pranë varrit të trimit Azem Galica?Në rrjedhën e kohërave historike, që nga Antikiteti e deri në ditët tona, janë të rralla rastet si ai i trimëreshës Shotë Galica, e cila e lidhi besën me trimin Azem Galica për jetë apo për vdekje. Megjithëse ylli i luftës së tyre për liri herë pas here zbehej, ajo kishte një besim se liria e rrëmbyer fitohet vetëm me armë në dorë. Është...