Shoqërohet në komisariat kandidati i PD në Fier, kundërshtoi policët bashkiakë që po hiqnin banderolën

Shoqërohet në komisariat kandidati i PD në Fier, kundërshtoi policët bashkiakë që po hiqnin banderolën

Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Fation Semanjaku është shoqëruar në komisariatin e policisë Fier Disa minuta më parë pasi ka kundërshtuar policët bashkiakë teksa po hiqnin një banderolë në qendër të qytetit. Për të evituar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë policia e cila e ka shoqëruar deri në komisariat dhe më pas e ka lënë të lirë. Ndërkohë PD këtë e ka cilësuar ndalim me urdhër politik sepse po bën fushatë.   Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv