Shoqërohen gjatë protestës Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë

Shoqërohen gjatë protestës Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë

FOTO TIRANË- Gjatë protestës së mbrëmjes së sotme në Tiranë efektivët e policisë kanë shoqëruar aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika. Pas shoqërimit të tyre një grup protestuesish janë drejtuar drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku janë grumbulluar në shenjë kundërshtimi ndaj veprimit të uniformave blu. Marshimi drejt Drejtorisë së Policisë u zhvillua pas ndërhyrjes së efektivëve gjatë tubimit, ndërsa protestuesit vijuan qëndrimin e tyre përpara këtij institucioni./ZËRI